Këngëtari shqiptar kërcënon Elvana Gjatën: Torollake, ku ta zë ia tregoj qejfin!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 23:23

Këngëtari i njohur Shemsi Krasniqi i grupit “Ilirët” është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të sherrit të tij me organizatorët e “SunnyHill”. Ai tentoi të këndoj në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por nuk u lejua pasi nuk ka qenë i ftuar.

Gjatë një emisioni televiziv ai ka kërcënuar publikisht Elvana Gjatën dhe është shprehur se ajo nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi. Ai e ka cilësuar këngëtaren shqiptare “torollake” që s’di të këndojë.

Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.
Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.
Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit