Shëngjin/ Gomonia përplas një makinë në rrugë, shpëtojnë mrekullisht kalimtarët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 22:37

Një ngjarje tragjike mund të kishte ndodhur mbrëmjen e sotme në Shëngjin. Një gomone që po tërhiqej nga një makinë është shkëputur prej saj dhe ka përfunduar në trotuar duke përplasur një automjet të parkuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të Shëngjinit dhe në momentin që gomonia është përplasur në rrugë ka patur edhe njërëz të tjerë por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit