Ulet të hajë qofte në Cërrik, gjen brenda tyre atë që nuk mendonte kurrë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.08.2022, 22:14

Një qytetar ka shkuar të ushqehet me qofte pranë zonës Cërrik-Belsh por është përballur me një situatë të pakëndshme.

Pasi i ka ardhur porosia, ai ka parë se brenda qoftes gjendej gjendje një material jo i zakonshëm, i cili në rastin më të mirë mund të shkaktonte thyerjen e ndonjë dhëmbi dhe në rastin më të keq mund t’i shkaktonte deri edhe mbytjen nëse nuk e shikonte në kohë. Ai ndërkohë fton qytetarët të kenë kujdes kur hanë qofte pasi nuk dihet se me çfarë janë bërë.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje Joq Albania, du t’ju them njerëzve qe mos bëni gabim te merrni qofte se nuk e dini se nga çfarë janë bere, ju lutem postojeni kete foto. Eshte bere sot ne zonën Cerrik-Belsh. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit