Shqiptarët reklamojnë kalimin me gomone në TikTok, rrjeti social fshin dhe bllokon llogaritë e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 22:01

TikTok është kthyer në një ndër rrjetet sociale më të pëlqyera të shqiptarëve pasi përdoret për argëtim dhe punë në të njëjtën kohë. Në rrjetin sociale kinez, shqiptarët kanë arritur të hapin me qindra llogari ku reklamojnë punët e tyre dhe një ndër to është edhe kalimi me gomone drejt Anglisë.

Në këtë rrjet social shqiptarët reklamojnë sukseset e punës së tyre por edhe oferta ekskluzive për ata që janë të interesuar. Në të drejtat e përdorimit të këtij rrjeti social, TikTok thotë se e ndalon publikimin e të tilla postimeve me sfond të pastër kriminal, pasi kalimi ilegal i emigrantëve përbën krim.

Sipas TCH, një zëdhënës i kompanisë TikTok ka deklaruar se postime të tilla nuk kanë vend në TikTok dhe se po punohet për mbylljen e këtyre llogarive.

Postime me një përmajtje të tillë nuk kanë vend në TiKTok. Ne nuk lejojmë apo promovojmë të tilla reklamime trafiku njerëzish gjë e cila është e sanksionuar në rregullat e komunitetit. Ne i kemi mbyllur në mënyrë permanente të tilla llogari.

Reklamimet e grupeve shqiptare janë subjekt i punës hetimore të agjencive ligj zbatuese angleze.

Ne punojmë ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët në këtë industri për të gjetur dhe fshirë të tilla postime të kësaj natyre. Ne jemi pjesë e një plani të përbashkët me NCA (Agjencinë Kombëtare Britanike Kundër Krimit të Organizuar) duke i ndihmuar në luftën me krimet online të lidhura me emigracionin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit