Qytetari rrezikon jetën fëmijës, e vendos prapa në trotinet elektrik

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2022, 21:42

Të hënën gjatë ditës një person është parë duke e ngarë një trotinet elektrik rrugëve të Prishtinës, në të cilin shihet se e ka ulur edhe një fëmijë, kështu duke ia rrezikuar atij jetën.

Një qytetar e ka xhiruar ngjarjen nga vetura dhe e ka postuar në rrjetet sociale.

Trotinetet elektrikë janë bërë një dukuri e zakonshme së fundmi në Kosovë, e veçanërisht në Prishtinë.

Për shumë banorë, ngasësit e trotineteve përbëjnë shqetësim për shkak se nuk ka shteg të destinuar për ta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit