“Jonada ka tani prindër të gjithë shqiptarët”, kushëriri i saj bën thirrje për protesta masive: Mos prisni viktima të tjera

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 21:08

Qindra qytetarë janë mbledhur për të protestuar sot për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga ish-efektivi Arjan Tase. Mes protestuesve ishte edhe kushëriri i dytë i 7-vjeçares.

Gjatë fjalës së tij ai tha Jonada tashmë ka prindër të gjithë shqiptarët. Ai i bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës, duke kërkuar që jo të rritet më shumë.

Unë jam kushëriri i dytë i Jonadës. Jonada kishte dy prindër, që i ka prapë, por Jonada tani i ka të gjithë shqiptarët prindër. Është amaneti juaj. Kjo protestë duhet të rritet, për Jonadën dhe për të gjithë fëmijët që rriten të kërcënuar. I ftoj të gjithë mediat edhe ata që janë skeptike, që ti mendojnë mirë disa gjera. Mos prisni që të bëhen viktima të afërm dhe të merrni lajmin. Të gjithë mediat që kanë bërë punën e vet i falënderojmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit