Rama nuk shkarkoi ministrat dhe Nanon, qytetarët paralajmërojnë peticion në të gjithë Shqipërinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 21:03

Për rreth dy orë qytetarët kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia nga ish-efektivi Arjan Tase. Qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ministres së Turizmit Mirela Kumbaro dhe Drejtorit të Përgjithëm Gledis Nano, si personat përgjegjës për këtë masakër.

Pavarësisht ultimatumit të tyre, kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë lloj reagimi apo lëvizje për të treguar se drejtësia do të vihet në vend. Në këto kushte qytetarët kanë paralajmëruar sot se drejtësinë për Jonadën do ta kërkojnë me peticion.

Një e afërme e 7-vjeçares tha se do të ndërmerret një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin.

A duhet të mbahet përgjegjësi nga dikush në këtë vend. Ne do vazhdojmë duke kërkuar drejtësi për Jonadën. Ne do të ndërmarrim një peticion në gjithë Shqipërinë, online dhe fizikisht duke i kërkuar kryeministrit të shkarkojë Kumbaron dhe Çuçin. Këtë e bëjmë për Jonadat e tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit