“Florindi ia kishte bërë jetën të vështirë”, motra e Ornelës thyen heshtjen: Ai u shtrua në spital psikiatrik, mjekët na paralajmëruan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 20:18

Para pak ditësh në Nju Jork ndodhi një ngjarje e rëndë dhe viktima ishin dy shtetas shqiptarë. Florind Belliu, aktor dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku jetonin. Së fundmi në rrjetet sociale ka reaguar Migena, motra e Ornelës e cila ka treguar për jetën e vështirë që ajo ka pasur por edhe sakrificat që ka kaluar.

Ajo ka shtuar se motra e saj nuk e braktisi kurrë Florind Belliun, edhe pse ia kishte bërë jetën e vështirë prej vitesh. Sipas saj Florind Belliu, për një kohë të gjatë kishte qëndruar i izoluar në një klinikë psikiatrike dhe nuk kishte patur përmirësim.

Më tej ajo shkruan se motra e saj kishte firmosur që Florindi të dilte nga klinika për hir të fëmijëve të vegjël që kërkonin të atin, pavarësisht se mjekët i thanë që nuk kishte përmirësim.

Reagimi i plotë i motrës së Ornelës:

E kam shumë të vështirë të flas në këto momente, pasi unë, motra e Ornelës dhe e gjithë familja jonë jemi tejet të pikëlluar nga humbja e parakohshme e motrës sonë të dashur, por nuk mund të rri pa shkruar dy fjalë për motrën time, për ëngjëllin tonë, që e donte aq shumë jetën, që rrezatonte mirësi dhe e donte i gjithë komuniteti në zonën ku jetonte në Nju Jork. Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës tonë…por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën “ëngjëll”, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende nevojë për kurim, pasi nuk kishte përmirësim, por Ornela edhe për hatër të dy djemve të vegjël që kërkonin babin, kishte firmosur për ta sjellë Florindin në shtëpi, pa pandehur se ai do t’ia merrte jetën asaj dhe foshnjës që mbante në bark, pa u shqetësuar për të ardhmen e dy fëmijëve të mitur.

Falenderoj me zemër të gjithë ata që kanë shkruar fjalë të mira, të ndjera për engjëllin tonë- Ornelën!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit