Zjarr te varrezat e Divjakës, pranë vatrës një bombol e madhe gazi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 18:51

Situata e zjarreve në vendin tonë duket se po del jashtë kontrollit. Nga veriu në jug dhjetëra vatra të reja janë aktivizuar duke rrezikuar edhe shumë banesa.

Në Divjakë, një zjarr i madh ka rënë pranë varrezave të qytetit. Qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se një bombol e madhe gazi është shumë pranë zjarrit. Sipas tyre edhe pse në vendngjarje kanë shkuar 2-3 zjarrfikëse është e vështirë shuarja e zjarrit pasi nuk kanë ujë.

Raportimi i qytetarit:

Te varrezat e divjakes ka ra zjarr i madh dhe afer eshte nje bombul e madh e gazi, kane ardh zjarrfikese por eshte e veshtire te gjejne uje per tu furnizuar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit