I riu në Sarandë hidhet me kokë nga trampolina në det, niset me helikopter drejt Traumës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 18:31

Një 28-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi është hedhur nga trampolina në det. Mësohet se Endri Mera 28-vjeç, nga Tepelena, është hedhur me kokë nga trampolina me kokë dhe për rrjedhojë është plagosur rëndë.

I riu është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës por për shkak të gjendjes së rënduar ai është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Sipas mjekëve i riu ka pësuar frakturë të rruazave të qafës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit