Dy fëmijë të mitur rrezikojnë të mbyten në Sarandë, qytetarët i shpëtojnë në kohë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 18:05

Dy fëmijë të mitur janë shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Plazhin e Ri në Sarandë. Mësohet se fëmijët e moshës rreth 10 vjeç kanë qenë duke u larë në det me komardare kur papritur e kanë gjetur veten shumë larg bregut.

Nga frika dhe paniku ata janë rrëzuar në det dhe fatmirësisht kanë qenë pushuesit e tjerë ata që i kanë shpëtuar në kohë.

Ndërkohë qytetarët kanë raportuar për JOQ ALBANIA se në momentin që fëmijët e mitur po rrezikonin mbytjen, roja nuk ka qenë te vendi ku duhet të qendrojë por duke pirë kafe.

Qytetari raporton:

Pershendetje joq ,sot dy femi te plazhi i ri sarand u shpetuan mbrekullisht nga njerzit qe ishin ne plazh! prinderit duhet te jen me te pergjegjshem smund ti len femit me komerdare te arrin aq larg sepse femijet i zuri paniku dhe filluan te bertisnin dhe leviznin per fat be momentin qe u rrezuan pushusit arriten dhe i shpetuan nderko roja bregdetare rrin jo te vendi ti por posht pi kafe dhe muhabet me njerzit! ju pershendes dhe prinderit me te ndergjegjshem dhe ti mbajn pran vetes femijet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit