Çmimet e bulmetit rriten me 20-50 lekë, shqiptarët po blejnë vetëm që mos të hanë bukën thatë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 17:41

Në Shqipëri rritja e çmimeve është kthyer në një makth dhe stres të vërtetë pasi qytetarët shqiptarë po blejnë më pak edhe pse paguajnë më shumë. Përveç çmimit të karburanteve, shqiptarët po përballen edhe me një rritje të frikshme të çmimeve për produktet e bulmetit pasi brenda pak javësh ato janë rritur me 20 deri 50 lekë.

Vetëm kosi ka pësuar një ndryshim të frikshëm pasi nëse një javë më parë kushtonte 150-170 lekë, tani i njëjti produkt është rritur me 20 deri 50 lekë më shumë duke arritur në çmimin, 190-220 lekë.

Përveç kosit dhe qumështit edhe produktet e tjera të bulmetit kanë pësuar rritje, në frigoriferin e bulmetrave në supermarket djathi më i mirë, ai i deles kushton deri në 1250 L/Kg.

Qytetarët duke folur për mediat kanë treguar se kryerja e pazarit është kthyer në stres për to pasi po blejnë ushqime sa për të kaluar për të mos ngrënë bukë thatë.

Sa të kemi aq do të hajmë, nuk do të hamë kushedi çfarë, s’mund ta përballojmë. Ka shkuar kg e domates 100 lekë, s’po ulet dhe bulmeti e të gjitha. Unë e marr rrogën dhe paguaj qiranë. Me lekët e burrit marr dy ushqime sa me kaluar dhe që të mos hamë bukë thatë.

Edhe qytetarë të tjerë besojnë se rritja e çmimeve është skandaloze dhe se populli nuk reagon ndaj këtij abuzimi.

Unë kam dhe punë të mirë dhe nuk e përballoj dot, shkurt muhabeti. Nafta në Kosovë është më lirë, këtu është më shtrenjtë, Dhe pse? Vetëm për ne ëshë ky problem? Shumë shtrenjtë, nuk i përballojmë dot. Populli është në gjumë, nuk ngrihet për të drejtat e tyre. Fajin e ka qeveria.
Kujt iu bë vonë për popullin?!
Skandal fare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit