60-vjeçari: Kam bërë seks me 1 MLN femra

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2022, 17:32

Ish-mundësi profesionist i WWE Virgil pretendon se ka bërë seks me një milion gra.

Veterani i WWE, emri i vërtetë i të cilit është Michael Jones e deklaroi diçka të tillë në një intervistë të fundit në podkastin e The Breadstick Diaries.

Duke folur me prezantuesin Vinny Vegas, Virgil pranoi t'u përgjigjej disa pyetjeve nga fansat, duke përfshirë një që e pyeti: "Cili është numri i vajzave Virgil me të cilat ke bërë seks?"

Dhe ai ishte më se i lumtur të përgjigjej…

"Nuk e di, ndoshta... në gjithë botën… Ndoshta një milion," thotë ai.

Vinny nuk e mban dot të qeshurën, duke i thënë: "Virgil, hë pra mos ia fut kot, një milion?"

Ish-ylli i mundjes vazhdon pretendimin e tij, duke u përgjigjur: "Po, sa njerëz ka në botë?"

Vinny më pas pyet: "Pra, po pretendon tani, po më thua se numri juaj i grave me të cilat ke bërë seks është 1 milion?"

Pavarësisht se dukej shumë i sigurt se ka shkuar me kaq shumë gra, shikuesit ishin gati për të kundërshtuar shifrat e tij të larta.

Një komentues tha: "Mirë pra, i bëra llogaritë: Virgil ka lindur më 7 prill 1951. Seks me 1.000.000 gra, do të thotë ta ketë bërë me një grua çdo 37.5 minuta të gjithë jetës së tij që nga lindja."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit