SKANDALI/ ‘Equos Resort’ i Arbër Teqjas po rrezikon jetën e qytetarëve, i riu bie nga rrëshkitësja, mbërrin ambulanca

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.08.2022, 16:25

"Equos Resort" është biznesi me para të dyshimta i Arbër Teqjas, mik i rilindësve, i cili pavarësisht akuzave dhe burgut, sot qarkullon miliona euro. Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur raportime se në "Equos Resort" po rrezikohet jeta e qytetarëve. Bëhet me dije se një i ri është dëmtuar rëndë në shpatull, pasi ka provuar një nga rrëshkitëset e pasigurta të "Equos Resort".

Siç shihet nga fotoja e mëposhtme, në resort ka mbërritur ambulanca dhe ka marrë të aksidentuarin. Ende nuk dihet gjendja e tij aktuale.

Lidhur me ngjarjen, JOQ ALBANIA, kërkoi një reagim nga vetë resorti, por nuk pati asnjë përgjigje.

Kujtojmë se në vitin 2015 Arbër Teqja ishte në burg për vjedhjen e parave publike me recetat false të ilaçeve, ndërsa sot qarkullon miliona, makina luksoze dhe pasuri të paluajtshme pa burime të ligjshme të ardhurash, por duke administruar këto kompani fantazmë, të cilat shërbejnë si maskë e parave të pista të një oligarku që është zhytur në plaçkitjen disavjeçare të buxhetit të shtetit shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit