Enca banorja e re e Dubait: Mos u bëni skllevër të punës, shkoni me pushime

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 16:01

Si një banore rezidente e Dubait, Enca Haxhia po vazhdon të marrë vëmendje me postimet provokuese.

E reja nuk e vret shumë mendjen dhe e merr çdo gjë me sportivitet, madje jep dhe këshilla.

Në Instastory, Enca ka bërë thirrje që lekët nuk janë asgjë para pushimeve, ndërsa u thotë ndjekësve të shpenzojnë para për pushime.

“Lekët shkojnë dhe vijnë por koha jo, dhe ti s’do të jesh kurre kaq i/e re sa sot, ndaj: Bëji ato pushimet për shtatë palë qejfe, lëre telefonin, jeto të tashmen, kujdesu për shëndetin mendor dhe shpirtëror. Nuk kam asnjë respekt për njerëzit që nuk bëjnë pushime. Sidomos nëse jeni duke bërë para. Do të thotë që ju jeni një skllav i punës tuaj, një skllav i parave. Nuk ka justifikime për mospushime! Ju domosdoshmërisht duhen shumë lekë; merr shoqen të dashuri, familjen ose shko te tekpull. Merr një dhomë me qera ose një tendë afër një deti/liqeni/lumi/mali. Bli ushqime në market dhe gatuaj gjëra të thjeshta në shtëpi. Shijojnë më shumë se karkalecat në lokal. Eksploro natyrën, noto, bëj ecje, shko për peshkim, shijo perëndimet, merr rreze dielli, një një të dashur vere, luaj me top, bëj shoqëri të reja, ji mendjehapur, lexo një libër, pi një spliffm pikturo, mbaj ditar”, ka shkruar Enca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit