Zgjatet dita në Tokë, shkaku mbetet ende mister

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 15:47

Dekadat e fundit rrotullimi i Tokës rreth boshtit të saj, i cili përcakton sa e gjatë është dita, është përshpejtuar, duke i bërë kështu ditët më të shkurtra.

Në muajin qershor u regjistrua një rekord për ditën më të shkurtër gjatë gjysmëshekullit të fundit.

Që nga viti 2020 duket se rrotullimi më i shpejtë i boshtit të planetit çuditërisht ka filluar të ngadalësohet, duke rezultuar në një tendencë që ditët të rriten sërish, për arsye që aktualisht mbeten mister.

Gjatësia e ditës në planetin tonë po zgjatet, siç tregojnë orët e sakta atomike dhe vëzhgimet astronomike, por shkencëtarët nuk janë ende të sigurt mbi arsyen se pse po ndodh kjo.

Zgjatja e ditës do të ketë efekte në matjen e kohës, sistemet e navigimit si GPS dhe teknologji të tjera.

Disa studiues thonë se kjo mund të ndodh për shkak të ndryshimeve në sistemet e motit, shkrirjes në rritje të akullit për shkak të ndryshimeve klimatike, fatkeqësive natyrore si shpërthimi masiv i vullkanit në Tonga në janar të këtij viti, por ende nuk është vërtetuar shkencërisht me fakte.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit