Deputetët anglezë: Shqiptarët që vijnë me gomone, t’i dërgojmë në Ruanda!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08.08.2022, 15:19

Shqiptarët po rrezikojnë jetën duke shkuar me gomone në Angli, ndërsa një raport i fundit i mediave britanike tregoi se ata janë më të shumtit në numër që po tentojnë kalimin në Britaninë e Madhe.

Shifrat e zbuluara tregojnë se 1,075 shqiptarë mbërritën në MB me gomone dhe varka të vogla në gjashtë javët deri më 12 korrik. Ata përbënin 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve të trafikuar gjatë periudhës

Megjithatë, ditën e sotme, DailyMail ka paralajmëruar se me ardhjen e një kryeministri të ri, gjërat do të ndryshojnë dhe do jetë shumë e vështirë kjo praktikë.

Oficerët e policisë pranë aeroplanit Boeing 767 në Ministrinë e Mbrojtjes Boscombe Down, afër Salisbury, i cili nuk arriti të ngrihej në Ruanda më 14 qershor

Ndërkohë, deputetët anglezë kanë kërkuar që të gjithë emigrantët shqiptarë, por jo vetëm, që kapën në kufirin anglez të deportohen në Ruanda.

Më konkretisht Daily Mail shkruan:

Shifrat e zbuluara kanë tregaur se emigrantët nga vendi ballkanik, një anëtar i NATO -s që dëshiron të anëtarësohet në BE, përbëjnë katër në dhjetë të ardhur nga Franca veriore. Mësohet se gati 1075 shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe me gomone dhe varka të vogla në gjashtë javët e fundit. Ata përbënin 37.5 për qind të të gjithë emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla nga bandat gjatë kësaj periudhe, duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera duke përfshirë afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit