Kurti për La Republicca : Serbët kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Millosheviqit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2022, 14:14

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për tensionimin e situatës në veriun e Kosovës të dielën e 31 korrikut, ku si shkak i vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë në targa dhe dokumente të identifikimit, serbët kishin ngritur barrikada.

Ai në një intervistë për gazetën italiane La Republicca tha se ata i kanë dy muaj kohë t’i ndërrojnë targat e Sllobodan Millosheviqit.

Kurti theksoi se bllokimi i rrugëve nuk u bë spontanisht, por në bashkëpunim me Rusinë.

“Ndërrimi i targave të futur nga Millosheviqi, është vendim i qeverisë sime. Ata i kanë dy muaj. E njëjt avlen edhe për dokumentet. Vendimi për pak orë sa ka qenë në fuqi, janë dhënë 2 mijë e 670 dokumente pa pasur ndonjë incident. Protestat dhe barrikadat nnuk u ngritën spontanisht, por ato u organizuan nga Beogradi dhe u mbështetën nga Rusia” – tha Kurti.

Ai u pyet edhe për manovrat e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

I pari i Qeverisë theksoi se janë 48 baza ushtarake serbe të ngritura nga Serbia.

“Në vitin e kaluar ata i kishin planifikuar 91 stërvitje ushtarake dhe i bën 104. Dy nga to më të rëndësishmet janë “Mburoja Sllave” dhe “Vëllazëria Sllave”. Nga gushti i 2001-tës ka ngritur 48 baza, 28 ushtarake dhe 20 të xhandarmarisë. Veteranët serbë janë bërë të gjithë pro Rusisë. Si për të thënë: rreziku ekziston dhe ne e paralajmërojmë atë” – theksoi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit