Zbulohet në Itali bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 13:42

Është zbuluar një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore e zhytur në një lumë italian pasi u tha prej temperaturave ekstreme.

Bomba prej 450 kg u gjet nga peshkatarët në brigjet e lumit Po, pas thatwsires. Sipërfaqe rreth 650 km e lumit është tharë, në thatësirën më ekstreme të Italisë në 70 vitet e fundit, shkruan BBC.

FOTO/ Zbulohet në Itali bomba e pashpërthyer e Luftës së

Moti i nxehtë dhe nivelet e ulëta të reshjeve kanë bërë që të këtë mungesë uji në veri të Italisë, ndërsa kanë shtuar frikën për pasojat e ndryshimeve klimatike.

"Bomba u gjet nga peshkatarët në bregun e lumit Po," tha zyrtari i ushtrisë, koloneli Marco Nasi për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pajisja e pashpërthyer, për të cilën zyrtarët ushtarakë italianë thanë se përmbante 240 kg eksploziv, u zbulua pranë fshatit Borgo Virgilio të Lombardisë, në korrik.

Rreth 3,000 banorë pranë zonës thuhet se u evakuuan në mënyrë që ekspertët e asgjësimit të bombave të mund të kryenin shpërthim të kontrolluar, të dielën. Hapësira ajrore e zonës u bllokua po ashtu për një kohë të shkurtër gjatë shpërthimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit