Qeni i bën “gropën” 21-vjeçarit në Itali, kapet duket shitur drogë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 13:19

Policia italiane ka arrestuar dy shitës senegalezë, ka rënë edhe një 21-vjeçar shqiptar që shiste drogë. Pasi u konstatuan nga policia, senegalezët ia mbathën por pa sukses pasi u arrestuan. Autoritetet italiane kanë sekuestruar rripa, çanta, këpucë, kuleta, kostume dhe syze të markave të njohura italiane dhe të huaja për tu shitur në plazhet e Spotorno dhe Bergeggi.

Guardia di Finanza arrestoi edhe një 21-vjeçar shqiptar i cili u pikas duke shitur drogë. Ai qëndronte i ulur në një stol që momentin që u pikas nga qeni ciko i policisë. Shqiptarit iu gjet edhe 77 gram hashash, ndërsa brenda çantës kishte edhe një thikë zvicerane dhe një pako tjetër me hashash. Nëse droga do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 1500 eurosh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit