Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ 7 të plagosur, një fëmijë në gjendje kritike

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 11:04

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Shkodë, në afërsi të fshatit Piraj.

Mësohet se janë përplasur dy makina, teksa kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre një fëmijë.

Një automjet tip “Furistradë Mitsubish” me targa greke, është përplasur me një “Audi A6.”

Shkak dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar i Audit me targa të Kosovës.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ndërsa fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit