‘Çmendet’ 31-vjeçari lezhjan, rrahu ‘keq’ gruan e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 10:48

Është vënë në pranga një 31-vjeçar lezhjan. Ky i fundit me iniciale M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Policia Lezhë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 31-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 31 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit