Pasi Shqipëria i rrëmbeu turistët, Greqia fiton 15 MLD € nga turizmi këtë sezon

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2022, 10:46

Greqia është shpallur kampione turizmi këtë sezon veror. Viti 2022 e ka nxjerrë shtetin fqinj më të vizituarin nga turistët, duke bërë që të grumbullojë fitime mbi 15 MLD €.

100% kanë qenë rezervimet në hotelet e Greqisë, ndërsa ishujt më të vizituar janë Santorini dhe Naxos.

Turistët kanë rezervuar të tre muajt e verës në Greqi dhe ishujt e saj, teksa kanë vazhduar edhe në shtator. Pushuesit në numër më madh janë nga Franca, Italia, Britania e madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Imagjinoni sa do ishte fitimi i Greqisë këtë sezon nëse nuk do ia kishte rrëmbyer turistët qeveria shqiptare me politikat e saj të lakmueshme për turizmin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit