Dyshohet se e vrau 30 vjeçarin në Ferizaj, por çka ka ndodhur me Qëndrim Januzin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.08.2022, 10:08

Prokuroria Themelore në Ferizaj ende nuk ka ngritur aktakuzë për vrasjen e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, që dyshohet se u qëllua me armë nga i dyshuari Qëndrim Januzi.

Gjykata Themelore në Ferizaj, më 28 maj 2022 ka pranuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasje të rëndë, Qëndrim Januzi, të cilin sipas detyrës zyrtare e mbron avokati Kastriot Zenuni.

Ndërsa, më 30 maj 2022 gjykata e lartcekur ka caktuar paraburgim ndaj të dyshuarit Januzi në kohëzgjatje prej 1 muaji.

Kurse më 23 qershor Gjykata Themelore e Ferizajt ka vazhduar paraburgimin ndaj të dyshuarit Qëndrim Januzi, në kohëzgjatje prej 2 muajve, i cili do të llogaritet nga data 23 qershor 2022 deri më 21 gusht 2022.

Sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, lidhur me rastin në fjalë, në momentin e ngritjes së aktakuzës, opinion publik do të njoftohet me kohë.

Sipas raportit të policisë, “I dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, i cili ka mbetur i vdekur. Një zyrtar policor në detyrë në rroba civile ka intervenuar dhe ka shtënë në drejtim të dyshuarit, ku i njëjti është plagosur”, thuhet në raport.

Gjithashtu, sipas raportit të policisë është bërë e ditur se i dyshuari për vrasjen e 30-vjeçarit, është plagosur nga një zyrtar policor në detyrë i cili ishte me rroba civile dhe ka intervenuar në momentin kur ka ndodhur vrasja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me vendim të Prokurorit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri, pistoleta dhe shtatë gëzhoja”, thuhej në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit