Polici me skaf vrau 7 vjeçaren në Himarë, shqiptarët e New York-ut mbajnë 1 minutë heshtje për Jonadën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 10:00

Jonada Bledar Avdia, është vogëlushja që humbi jetën në plazhin e Himarës si pasojë e goditjes nga skafi i cili drejtohet nga efektivi i lartë i policisë Arjan Tase, shef komisariati në Elbasan.

E ndjera me origjinë nga Tropoja kishte ardhur nga Anglia me familjen e saj për të shijuar disa ditë pushime në plazhin Potam të Himarës, por ndërroi jetë tragjikisht.

Humbja e Jonadës ka tronditur mbarë opinionin publik në Shqipëri, por jo vetëm.

Një grup shqiptarësh në New York janë solidarizuar me dhimbjen e familjes Avdia.

Qytetarët shqiptarë mbajtën një minutë heshtje në kujtim të saj.

“Ju falënderoj për këtë takim të vogël por simbolik që bëjmë për një vajzë, e cila fatkeqësisht humbi jetën nga një pushte, pas a shumë kriminal. Dua t’iu ftoj për një minutë heshje të nderim të Jonada Avdia,” u shpreh një prej personave pjesëmarrës.

Të mbledhur në një park të qytetit, ata kishin vendosur fotot e vogëlushes në një pemë së bashku me flamurin kombëtar, lule dhe qirinj.

Ata apeluan institucionet të forcojnë masat e sigurisë në bregdet që ngjarje të tilla të rënda të mos përsëriten më.

“Do doja të ishim mbledhur për diçka të bukur, jo për humbjen e jetës së një fëmije 7-vjeçar nga qeveria. Jam shumë e tronditur si nënë, si gjyshe, aq më tepër që kjo ndodhi në qytetin tim të Himarës. Ne jemi shumë të indinjuar. Atje nuk k ashtet, nuk ka ligje. Ligjet ekzistojnë vetëm për popullin, jo për ata që janë në qeveri.”

“Shpresoj që ky organizim të shërbejë si një nismë për një Shqipëri më të mirë.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit