Konsulli gjerman në Brazil rreh për vdekje partnerin e tij

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 08.08.2022, 07:58

Konsulli gjerman në Brazil. Uwe Herbert H. u prangos nga policia me dyshimin se vrau partnerin e tij dhe u përpoq të mbulonte krimin e supozuar. Autoritetet thanë se viktima, një shtetas belg, ishte rrahur rëndë në shtëpinë e tyre në lagjen e pasur të Ipanema në Rio de Zhaneiro.

“Versioni i ngjarjeve të dhëna nga konsulli, se viktima ra aksidentalisht, është i papajtueshëm me përfundimet e raportit të mjekësisë ligjore,” tha oficerja Camila Lourenco e zonës së 14-të të policisë në Rio de Zhaneiro.

Ajo shtoi se kishte prova të mjaftueshme që hetuesit të arrinin në përfundimin se vdekja ishte e dhunshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit