31 të vdekur, përfshirë 6 fëmijë dhe 4 gra/ Të plagosur 265 palestinezë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.08.2022, 08:04

Një komandant i lartë i një grupi të armatosur palestinez dhe gjashtë fëmijë janë vrarë në Rripin e Gazës teksa avionët izraelitë vazhduan bombardimin.

Në një deklaratë të dielën, Xhihadi Islamik konfirmoi se Khaled Mansour, komandanti në jug të Rripit të Gazës, ishte vrarë në një sulm izraelit të shtunën.

Mansour është anëtari i dytë i lartë i Xhihadit Islamik që vritet që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën.

Izraeli ka paralajmëruar se fushata e tij kundër Xhihadit Islamik mund të zgjasë një javë dhe sulmet në Gaza kanë shkatërruar ndërtesa banimi dhe kanë goditur kampet e refugjatëve.

6 fëmijë u vranë në një shpërthim afër kampit të refugjatëve Jabaliya të shtunën, sipas Hamasit, grupit që qeveris Rripin e Gazës. Ata fajësuan Izraelin për vdekjet, por ushtria mohoi çdo përgjegjësi, duke thënë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një raketë e lëshuar nga Xhihadi Islamik.

Vdekjet e fundit e çojnë numrin e fëmijëve të vrarë që nga e premtja në gjashtë, dhe numrin total të vdekjeve midis palestinezëve në 31.

Më shumë se 260 persona janë plagosur gjithashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit