Dalin imazhet e para! Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij të shtrirë në tokë pas hedhjes nga kati i 6-të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.08.2022, 00:38

Mediat amerikane kanë publikuar imazhe të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në New York, ku Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi humbën jetën.

Sipas raportimeve, Shehi është filmuar duke rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës dhe pak sekonda më vonë ka rënë edhe aktori Florind Belliu. Policia ende nuk ka ndonjë informacion të saktë për tragjedinë në familjen shqiptare.

Fqinjët kanë deklaruar se çifti, i cili u vendos në pallat rreth katër muaj më parë me dy fëmijët e tyre të vegjël, nuk ishte akuzuar asnjëherë për dhunë në shtëpi. Sipas tyre shqiptarët ishin një "çift i qetë" dhe shpesh shihej duke dalë për shëtitje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit