E rëndë te Shkëmbi i Kavajës! 10-vjeçari polak bie nga kati i tretë i hotelit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 23:45

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Mësohet se një 10-vjeçar polak ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli te Shkëmbi i Kavajës. I mituri është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të tretë të një hoteli, një 10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit