Vdekja tragjike e 7-vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit nga një skaf i fuqishëm që drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase ka zgjuar autoritetet nga gjumi. Nga jugu në veri, sipas policisë ka nisur një aksion për ndalimin e mjeteve lundruese.
Pas Vlorës, ditën e sotme drejtuesit e mjeteve motorike në plazhin e Velipojës kanë dalë kundër vendimit të policisë për ndalimin e daljes në det të këtyre mjeteve.
Ata shprehen se po penalizohen nga një vendim i tillë, ndërkohë që kanë dokumentacionin e nevojshëm dhe janë të regjistruar. Që pas vendimit të policisë, mësohet se janë penalizuar 3 subjekte dhe rreth 10 mjete motorike që nuk lejohen të dalin në det në Velipojë.