Shqiptarët shndërrojnë Larisan në “Lazaratin” e Greqisë, marrin 30 mijë € për 6 muaj

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 21:48

Pjesëtarë të grupeve kriminale nga Shqipëria kanë transferuar kultivimin e kanabisit indian në malet greke, thuhet më hetimet e deritanishme të autoriteteve greke. Kufizimet e qarkullimit dhe mbyllja e kufijve për shkak të koronavirusit sipas vlerësimeve të Prokurorisë greke ishin ato që sollën fillimisht kultivimin mjaft fitimprurës të hashashit në Greqi dhe siç rezulton, pavarësisht heqjes së masave, kultivimi vazhdon ende në malet greke.

Punëtorët nga Shqipëria janë shpërngulur në malet greke dhe po paguhen shumë shtrenjtë për të jetuar gjatë sezonit të kultivimit. Nga gjykimi i rasteve të mëparshme bëhet e ditur se të arrestuarit në Larisa paguheshin 30 mijë euro ndërsa nga të korrat në formë bonusi merrnin edhe 10 kilogramë hashash. Në mediat greke thuhet se punonjësit shqiptarë të hashashit e njohin kultivimin, por më së shumti e njohin nga jetesa malore, pasi kampin në mal e bëjnë nga prilli, duke kultivuar varietete “tremuajshe” deri në tetor. Në rastet e Larisës dhe veçanërisht në Mavrovouni Agia, kultivuesit kur vihen re nga Policia “ngjiten” në zona më të larta ose kur nuk bien në sy, pastrojnë sipërfaqet pyjore për sezonin e ri të rritjes.

Në datën 24 korrik 2020 ka ndodhur edhe një operacion nga Prokuroria e Narkotikëve të Larisës në Elafos, ku janë arrestuar dy shtetas shqiptarë në një plantacion prej 373 bimësh. Brenda një periudhe dyvjeçare, në të njëjtin mal (Mavrovouni) të Agisë u vendosën tre plantacione të mëdha në tre zona të ndryshme malore dhe të paarritshme (Elafos, Rakopotamos, Sklithro), ku policisë iu deshën orë të tëra për t'i arritur ato.

Ashtu siç u konfirmua edhe në plantacionin e djeshëm, autorët po organizojnë jetesën e tyre, pasi do t'u duhet të qëndrojnë me muaj në mal. Kështu ata ndërtojnë rezervuarë të improvizuar për ujitjen e plantacioneve, marrin mallra bujqësore (plehra dhe kimikate), si dhe sigurojnë ushqim afatgjatë. Ndërsa të veçanta janë masat paraprake, kryesisht me anë të vëzhgimit nga ajri, pasi zonat e të mbjellat, për shkak të pozicionit të pakalueshmërisë, është e pamundur t'i afrohesh në këmbë, pasi rruga më e afërt rurale ose pyjore është disa orë larg në këmbë.

Në plantacionin e djeshëm të hashashit të Sklithros në zonën "Elafokerato" (në lartësinë 600 metra nga deti) përveç 2193 bimëve që policia sekuestroi u gjetën edhe 22 kilogramë hashash në tufa, pa llogaritur sasinë e korrur në periudhën e mëparshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit