Kuzhinieri manjak ngacmon punonjëset dhe pushueset në hotelin ku punon: Jam Mandi, kur do rrimë bashkë për qejf

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 20:54

Maniakët janë shtuar shumë kohët e fundit dhe ngacmimet e frikshme prej tyre po kthehen në një shqetësim tepër të madh. Këto ngacmime ndodhin në rrugë, në rrjete sociale, në bare-lokale, punë por edhe gjatë pushimeve.

Një rast denoncimi ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë. Një shef kuzhine i quajtur Mandi është kthyer në një shqetësim të madh për vendin ku punonte pasi ngacmonte sanitaret(vajza të reja në moshë), recepsionistet por edhe pushueset e hotelit ku ai ishte i punësuar.

Shef Mandi, që cilësohet si manjak nga denoncuesja i shqetësonte vajzat orar pa orar duke i telefonuar vazhdimisht, duke kërkuar takime me to. Shefi ka arritur të gjejë edhe kontaktet e një prej pushueseve që ka qendruar në hotelin ku ai punonte dhe e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme.

Pasi eprorët e shef Mandit janë vënë në dijeni të këtij rasti ata e kanë pushuar nga puna, ndërsa ky i fundit nuk ka denjuar të mohojë akuzat pasi gjithçka ka qenë e faktuar me fakte.

Më poshtë disa prej mesazheve ngacmuese të shef Mandit dhe mesazhi me eproren e tij:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit