Bilanc i rëndë: Java e parë e gushtit nis me 71 aksidente, edhe këmbësorët fajtorë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 20:04

71 aksidente kanë ndodhur vetëm në javën e parë të gushtit. Nga këto 37 kanë qenë me makinë dhe të tjerat me motor e biçikletë apo me këmbësorë.

Kjo shifër është tepër e lartë dhe sipas ekspertëve shkak për këto aksidente(disa prej të cilave kanë qenë fatale) është mos respektimi i rregullave të qarkullimit apo drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur.

Ekspertët shprehen se emigrantë të cilët vijnë me automjetet e tyre apo i marrin ato me qira nuk i respektojnë rregullat e qarkullimit njëlloj si në vendin ku kanë emigruar duke u bërë shkak aksidentesh.

Edhe këmbësorët janë në disa raste shkaktarë të aksidenteve pasi kalojnë autostradën duke kapërcyer trafikndarësen. Ndërkohë që vlen të thuhet se së fundmi është shtuar edhe numri i aksidenteve me monopate elektrike të cilat janë një zgjidhje shumë e mirë, por jo kur nuk kalon në korsinë e dedikuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit