“Jemi me pushime, hapemi në shtator”, Altin Goxhaj paralajmëron protestën e nesërme me një njoftim nga Presidenca

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 19:28

Ditën e nesërme qytetarët do të mblidhen sërish në orën 19:30 për të protestuar për vrasjen e 7-vjeçares Jonada Avdia. Në protestën e kaluar, qytetarët i lanë ultimatum kryeministrit Edi Rama, 72 orë kohë për të shkarkuar ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Përgjithëm të Policisë Gledis Nano.

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka njoftuar sërish qytetarët për protestën që do të mbahet nesër. Por Goxhaj nuk ka harruar të ironizojë presidentin Bajram Begaj me anë të njē njoftimi në murin rrethues të Presidencës.

Në njoftimin e e Goxhaj thuhet: Jemi me Pushime, Hapemi në shtator, Zoti ju rujt. Kjo për të treguar se presidenti ka ikur me pushime edhe pse qytetarët do të protestojnë sërish nesër.

Postimi i plotë i Goxhajt:

Njoftim tek Presidenca:

"Jemi me pushime. Hapemi në Shtator. Zoti ju rujt!"

Por ju Prindër mos harroni, nesër, të Hënën, në 19:30 tek Ministria e Brendëshme: Drejtësi për Jonadën dhe çdo fëmijë dhe qytetar të Shqipërisë! Shkarkimi i ministrave dhe Drejtorit të Policisë është qetësim për shpirtrat e trazuar të prindërve shqiptarë nga ankthi dhe pasiguria!

Ju lutemi shpërndajeni mqns klyshlt e klyshëve të Soros na i kanë bllokuar të gjithë profilet dhe errësuar 100% faqen për 60 ditë (ndaj po i bëjmë dhe tag Avokati Goxhaj Av Altin Goxhaj Avokati Altin Goxhaj Altin Goxhaj, Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu)

Andrea Bregu

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit