Minibusi me 20 persona përmbyset në Vermosh, ka të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 18:53

Një minibus është përmbysur në rrugë pasditen e sotme në aksin rrugore Kolpik – Vermosh. Mësohet se aksidenti i frikshëm ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga për Stare”, në afërsi të Rrapshe e Hotit.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se 2 persona janë lënduar dhe transportuar me autoambulancë për në spital, ndërsa pasagjerët e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në vend.

Në momentin që minibusi është përmbysur, brenda kanë qenë rreth 20 persona por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit