“Po fliste me babain kur ai i vdiq para syve”, detaje nga vdekja e aktorit shqiptar: Mjekohej për problemet mendore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.08.2022, 17:41

Ditën e djeshme aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij, Ornela, humbën jetën pasi ranë nga kati i gjashtë i pallatit ku banonin në New York. Shqiptari besohet të ketë hedhur nga lartësia gruan e tij e më pas ka vrarë veten.

Andi Llabuti, mik i Belliut gjatë një interviste televizive tha se 35-vjeçari ka pasur një periudhë tepër të vështirë me të atin e tij. Sipas tij Belliu e ka përjetuar shumë keq vdekjen e të atit dhe faktin që ai nuk mundi të vinte në varrimin e tij.

Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij. Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamër, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet.

Më tej ai tha se vdekja e të atit kishte lënë gjurmë te ai dhe theksoi se gjatë këtij viti kishte probleme të rënda të shëndetit mendor dhe filloi mjekimin në Nju Jork.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit