Gjen në celularin e së bijës 13-vjeçare foto sek*suale/ Zbulohet pedofili që mashtroi 24 të mitura

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.08.2022, 16:42

Kurioziteti i një babai për të zbuluar se kush po bisedonte me të bijën e tij dhe hetimi i detajuar, çoi në arrestimin e një 32-vjeçari nga Abbiategrasso, në Itali duke parandaluar abuzimin seksual me një vajzë 13-vjeçare dhe 24 raste të tjera të ngjashme.

Në një trafik të ndyrë të imazheve pornografike të fëmijëve në internet, makthi u shndërrua në tragjedinë e shantazhit seksual.

“Po sa e bukur je! Më dërgon foto nudo, hiqi pantallonat!”, ishin këto disa nga mesazhet që pedofili, i cili ra në pranga i dërgonte në llogaritë në rrjetet sociale të të miturave që binin “pre” e skemave të tij.

Përpara se të mbërrinte në kërkesa të tilla eksplicite, burri fitonte besimin e vajzave të mitura duke ndjekur një model të testuar mirë, pasi e kishte përsëritur me 24 vajza, të moshës midis 12 dhe 16 vjeç nga e gjithë Italia.

Nga dosja hetimore, zv.prokurori i Milanos Giovanni Tarzia, del në pah strategjia e maniakut, i cili i bënte vajzat të besonin në adoleshencë të plotë, edhe pse ishin 14-16 vjeç.

Ai bisedonte me to duke i bërë lajka, duke i bërë të ndiheshin të rëndësishme dhe më të mëdha në moshë sesa realisht ishin, por gjithmonë duke u mbështetur në problemet që duken të pakapërcyeshme në moshën e tyre.

Pedofili famëkqe i fitone besimin dhe më pas i kërkote të bënin foto ose video nudo, por jo përpara se ta kapërceni ngurrimin e tyre duke i dërguar një foto nudo të vetën, në fakt atë të një djali të pashëm 16-vjeçar.

Në denoncimin e bërë nga babai i vajzës së parë, ajo që nisi hetimet, burri pretendon se ka zbuluar në celularin e së bijës një bisedë të gjatë me një të ri, të cilit i kishte dërguar 13 foto me përmbajtje seksuale.

Hetimet më pas zbuluan se një 13-vjeçar i ka dërguar 30 foto të sajat.

“Bëj disa foto dhe do të shohësh që atëherë ndihesh më e lirë dhe pas komplimenteve të mia do të jesh edhe më e sigurt për veten”, ishte mesazhi që i kishte dërguar pedofili 14 viktimave të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit