Pozhari sërish flet për mbulesën: Myslimanet e Kosovës sa më shumë të “islamizohen” e jo të arabizohen!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.08.2022, 16:44

Analisti Xhevdet Pozhari, ka folur sërish për çështjen e mbulesës së femrave në Kosovë.

Ai ka thënë se myslimanet e Kosovës duhet sa më shumë të “islamizohen” e jo të arabizohen.

Sipas tij, keq ka shqiptarë që besojnë se sa më shumë arabizohesh aq më mysliman i mirë bëhesh.

Reagimi i tij në Facebook:

Do të ishte shumë mirë nëse ne myslimanet e Kosovës sa më shumë të “islamizoheshim” e jo të arabizoheshim!

Edhe kur flitet për mbulesën duhet thënë se në pjesë të madhe ajo përfaqëson traditën arabe e jo atë shqiptare. Të gjithë popujt e kësaj bote kanë traditat e veta përmes së cilave dallohet myslimani afgan, arab, indus… nga ai shqiptar.

Për fat të keq ka shqiptarë që besojnë se sa më shumë arabizohesh aq më mysliman i mirë bëhesh, prandaj edhe e arabizuan traditën tonë.

Në botë nuk ekziston traditë islame, por tradita të ndryshme të popujve myslimanë. Dhe neve shqiptarëve myslimanë duhet të na dallojë nga të tjerët tradita janë që nuk ka lidhje as me mbulesën arabe dhe as me cullakosjen “perëndimore”, por me vlerat familjare që e mbajtën në këmbë shqiptarinë edhe atëherë kur nuk kishim as shtet as ligj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit