Po shante myslimanët, rrihet “LIVE” në TikTok ekstremisti Luigj Marku

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2022, 14:39

Luigj Marku është një emër shumë i njohur në rrjetet sociale. 39-vjeçari nga Lezha është bërë " i famshëm" në TikTok pasi prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Së fundmi gjatë një "LIVE" që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.

Mësohet se në momentin që Luigj Marku është dhunuar, ai ka qenë në një park në Dublin(aty ku jeton) duke sharë myslimanët. Kaq ka mjaftuar që disa persona t'i afrohen dhe ta dhunojnë. Në këtë moment video "LIVE" është ndërprerë.

Kujtojmë se prokuroria dhe antiterrori shqiptar e kanë shpallur Luigj Markun në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit