Zjarr i madh në Astir, digjet një makinë dhe panelet e një pallati në ndërtim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2022, 13:32

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në zonën e Astirit. Mësohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në një pallat që po ndërtohet. Nga zjarri janë djegur disa panele dhe makina e shtetasit A.M e cila ishte parkuar aty pranë, ende nuk dihet nëse ka dëme të tjera. Zjarrfikësja ende nuk ka shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 06.08.2022, rreth orës 12:50, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të një pallati që po ndërtohet, për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr. Për pasojë janë djegur disa panele të pallatit dhe një automjet i parkuar, në pronësi të shtetasit A. M. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit