Gjendet pa shenja jete në rrugë një 45-vjeçar në Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2022, 12:23

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Fier. Mësohet se në lagjen “Apollonia”, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi D. G., 45 vjeç. Ka dyshime se ky shtetas mund të ketë humbur jetën për shkaqe natyrale pasi në trup nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Apollonia”, Fier, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi D. G., 45 vjeç, banues në Fier. Nga veprimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit