Autobusi del nga rruga në Kroaci, raportohet për 12 të vdekur dhe 34 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2022, 11:45

Një tragjedi ka ndodhur në Kroaci në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mësohet se 12 persona kanë humbur jetën pasi një autobus me targa polake doli nga autostrada kroate në afërsi të kryeqytetit Zagreb. Televizioni shtetëror HRT i Kroacisë raportoi se të paktën 34 vetë u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Në media thuhet se shkaku më i mundshëm i aksidentit është që shoferin mund ta ketë zënë gjumi.

Autobusi po udhëtonte në drejtim të Zagrebit. Aksidenti ndodhi në orën 5:40 të mëngjesit me orën lokale rreth 50 kilometra (30 milje) në veri të Zagrebit, në autostradën A-4, e cila është e ngarkuar gjatë pikut të sezonit turistik. Autobusi po lëvizte në një korsi me shpejtësi të kufizuar prej 40 km/h, por shoferi ka humbur kontrollin e mjetit ndërsa në zonë është krijuar një kolonë e gjatë automjetesh prej rreth 1 km. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Polonisë, Łukasz Jasina, tha në kanalin polak të lajmeve TVN24 se qeveria nuk kishte shumë informacion për viktimat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit