DOSJA/ Arjan Tase tentoi të largohej me skaf pasi vrau 7-vjeçaren në Potam

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 11:02

Dilema më e madhe për prokurorinë mbi Arjan Tasen ka qenë caktimi i veprës penale me të cilën ai do të hetohet.

Tre faqe ka qenë ahkresa e dërguar nga prokuroria në gjykatë për kërkesën e caktimit të masës së sigurisë për të.

Në dëshminë e të atit të vajzës, thuhej se ai ka qenë duke u larë me të bijën në breg kur ka parë një skaf që po i afrohej bregut.

DOSJA E PROKURORISË

Pasi ka kaluar piketat të cilat nuk duhet t’i kalonte, Tase ka hyrë në plazhin plot me pushues me shpejtësi skëterrë.

Pasi ka marrë familjarët e tij, ai ka marrë një kthesë dhe në këtë moment ka goditur me helikat e skafit vajzën.

Babai duke ulëritur fort ka parë që ai ka tentuar të largohet me shpejtësi në det teksa pushuesit e kanë ndaluar të largohet.

Prokuroria thotë se Tase ka kryer vrasje me dashje në mënyrë indirekte dhe kjo është vepra penale për të cilën do të hetohet. Ai e ka ditur pasojën që mund të vijonte nga veprimi i tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit