Familja shqiptare bllokohet në ashensorin e hotelit: Na tha pronari “pse na prishët gjumin?!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 10:21

Një histori e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi po qarkullon në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga vetë protagonistja e skenës së frikshme.

Ajo është një emigrante shqiptare e cila kishte ardhur me pushime në Shqipëri e po qëndronte në një hotel bashkë me familjarët e saj.

Gruaja ka rrëfyer tmerrin e përjetuar për 20 minuta në ashensorin e hotelit ku ngeci së bashku me të birin e mitur dhe xhaxhain e saj.

Ajo shkruan se pavarësisht ulërimave e shkelmave askush nuk e dëgjoi. Ashensori ishte jashtë çdo standardi dhe s’plotësonte asnjë kusht për situata emergjence.

Ka qenë xhaxhai i saj ai që ka shpërthyer derën me shkelma që ata mundën të dilnin jashtë.

Pronari i hotelit pasi mori vesh ngjarjen dhe kishte dëgjuar ulërimat i tha se i kishte prishur gjumin.

POSTIMI I PLOTË:

“Sot e kemi jeten e dyte! U bllokuam Në anshensor per 20 minuta te zeza por ishte si 10 öre.

Nuk degjonte asnje. Nuk kishte as telefon te merrje, as mjete te thyeje deren. Ulerimat Tona Nuk degjoheshin. Ishte familja ime e shtrenjte brenda . Djalit I jepja zemer, babit , mamit , xhaxhait , geges por vete isha gati te me binte te fiket : nuk kishte drite , as ajer, as sinjal te merrnim Në telefon! Ulerimat tona te medha “na shpetoni, po vdesim, nuk po marrim fryme “ Do mbeten gjate Në mendjen time dhe Do me duhet shume terapi.

Kur ishim ne minuta e fundit te frymes , Nuk degjoja asnje nga jashte te thoshte “jam ketu te degjoj” kur skishte asnje sinjal tel per te marr Policine i humba shpresat dhe pyeta Xhaxhain ta shkulte deren.

E qelloi me shqelma shume, cau doren e kembet, ishte shpresa jone e fundit.

Sot jeten e kemi nga Kimet Xhelaj dhe Zoti qe Nuk me harroi!

Faleminderit per ju qe jeni lutur per mua! Falemindeirt o zot! Jeta e njeriut Në Shqiperi eshte e barabart me 0 . Ska vlere! Sa keq. Mos hipni me Në anshensora ne SHQIPERi! Mos te ishte forca e Xhaxhi tim ne 12 te Nates ne anshensor te l erret ku asnje Nuk degjonte ne mengjes Do gjendeshin kufomat.

Lutesha qe une te vdisja e para sepse Nuk e duroja dot dhimbjen e te tjereve! Por Zoti me deshi prap sot! Faleminderit Zot! Tani do iki te qaj me ze dikur larg. Me vjen turp qe kam argumentuar kaq shume me njerez duke thene Shqiperia Do behet , eshte bere e bukur !

Lum kush iken, e mjere kush mbetet ne kete vend Perl, Por pa ligje, pa kushte , me njerez te korruptuar, me plera qe bejne bizness me pallate te pa mbaruara, me njerez pa edukat, me njerez shpirt keq. I Zoti I hotelit ishte ngjitur me Në qe ulerimin, pas nje ore tha : Pse me prishe gjumin.

Mireupafshim Shqiperia ime. IKa ne 2005, kohet e fundit kisha 11 vite pa ardhur.

Ndoshta shikohemi pas 25 vitesh te tjera sepse Nuk ndermend te vdes as Në det Nga Skafet dhe as Në anshensor apo rruge te makinave!”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit