Paroditë e Policisë së Shtetit/ Polici: Na merr shefi në cel “gjobën paguje vetë se ai është miku i filanit”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 06.08.2022, 08:10

Mirëmëngjes miq! Rikthehemi sërish me rubrikën Paroditë e Policisë së Shtetit, aty ku protagonistë janë efektivët e dhunuar nga të gjitha format nga shteti shqiptar.

Ata qytetarë që rropaten rrugëve të Shqipërisë e në fund përbuzen me rroga minimale, shpërblime të harruara, e në fund i vënë të paguajnë vetë edhe gjobat që vënë.

E lexuat mirë këtë të fundit… Në një rrëfim të një efektivi shteti ndodh edhe kështu kur ke mikun brenda. Policët detyrohen t’i paguajnë vetë gjobat që vënë, pasi i forti ka njoftuar shefin e tij dhe nuk bëhet fjalë që masa administrative të paguhet nga shkelësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit