Erion Veliaj kthen lagjet e Tiranës në vend-grumbullime plehrash, i lë dy javë pa hequr

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.08.2022, 01:14

Erion Veliaj e ka kthyer Tiranën në një kantier të madh ndërtimi dhe jo në kryeqytetin e shtetit që i janë hapur negociatat me BE-në. Kudo sheh vinça të mëdhenj që ngrenë katë të reja në qendër të Tiranës, por jo vetëm. Gjithashtu, po të ulësh kokën, koshat e plehrave janë të tejmbushur dhe harrohen të pastrohen nga kompania që ka marrë miliona euro.

Denoncimet e qytetarëve janë të pafundme, përsa i përket pastrimit të qytetit. Koshat e plehrave janë të tejmbushur dhe era e keqe po shqetëson qytetarët. Një rast i tillë ka mbërritur së fundmi nga një qytetar në zonën pranë shkollës “Bajram Curri”, lagjia “Grumbullimi”. Sipas qytetarit që ka sjellë denoncimin, plehrat kanë dy javë pa mbledhur.

Qytetari shkruan:

Prsh JOQ, dua ti bej nje thirrje bashkisë, Plehrat kan 2 jave pa mare ne lagje, s’ guxon te dalësh, u mbyten fëmijët era keqe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit