Video rrëqethëse/ Shoferi shpëton mrekullisht fëmijën nga mbytja, i bën frymëmarrje artificiale

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.08.2022, 00:51

Një burrë, i cili meriton gjithë duartrokitjet është bërë viral në rrjetet sociale, pasi i ka shpëtuar jetën një fëmijë. Burri ka ndaluar makinën, pasi ka parë që një grua kishte ndaluar me makinën e saj dhe po përpiqej të shpëtonte fëmijën, që me diçka ishte mbytur.

Ai vrapon menjëherë drejt gruas së panjohur dhe i merr fëmijën nga dora. Më pas e shtrin në tokë dhe i bën frymëmarrje artificiale. Gruaja e shokuar duket që ulëret me të madhe, por për pak sekonda, burri sjell në jetë fëmijën.

Ngjarja ka ndodhur në Malin e Zi. Nuk dihet nëse heroi është shqiptar apo jo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit