Kanë startuar sot dy nga kampionatet më të forta europiane, Premier League dhe Bundesliga gjermane.
Arsenali i Mikel Artetës, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, teksa mposhtën në javën e parë të kampionatit vendasit e Crystal Palace me rezultatin e pastër 0-2.
Me fitoren e sotme dhe me merkaton që kanë bërë deri tani, londinezët treguan se këtë vit kanë pretendime të mëdha.
Ndërkaq, Bayerni i Mynihut e ka nisur gjithashtu në mënyrë perfekte sezonin.
Bavarezët shpartalluan me rezultatin 1-6 Frankurtin, në javën e parë të kampionatit gjerman duke dominuar frikshëm.
U mendua se largimi i Levandovskit do të linte një gropë në repartin ofesnsiv të Bayernit, por kampionët në fuqi të Bundesligës vërtetuan të kundërtën.