Në një fjalim kombëtar, kryeministri izraelit Yair Lapid tha se Izraeli kishte nisur sulmet në Gaza.
“Kjo qeveri ka një politikë të tolerancës zero për çdo tentativë sulmi, të çfarëdo lloji.”, tha Lapid. "Izraeli nuk do të rrijë duarkryq kur ka nga ata që përpiqen të dëmtojnë qytetarët."
Izraeli lëshoi raketa në rripin e Gazës, duke vrarë 10 persona, mes tyre një vajzë pesëvjeçare, një grua 23-vjeçare, si dhe Taysir al-Jabari, një komandant i krahut ushtarak të Xhihadit Islamik.
Ministria e shëndetësisë në Gaza tha se të paktën 10 persona u vranë, duke përfshirë al-Jabari dhe një vajzë pesëvjeçare. Të paktën 55 persona u plagosën dhe po trajtohen në spitale.