Gonxhja “zgjidh nyjen”, shpërdoron 400 milionë në tenderin pa konkurrencë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2022, 22:03

Blendi Gonxhja, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, duket se nuk “ndahet” nga shokët e tij që shpërnajnë milionat e popullit sa andej-këndej. Madje ai duket se nuk e ka problem aspak të japë qindra milionë në një dorë, pa konkurrencë fare dhe për më tepër duke shpallur fituese kompaninë që ka ofruar thuajse njëlloj sa fondi limit i tenderit.

Por për çfarë bëhet fjalë? Blendi ka organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-35818-07-07-2022 dhe ka si objekt “Mirëmbajtje e pajisjeve të testimeve të kontrollit teknik”. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi e cila ka si fond limit një vlerë të konsiderueshme prej rreth 400 milionë lekësh të vjetra me TVSH.

Siç shikohet qartë edhe nga objekti, kemi të bëjmë me një tender për mirëmbajtjen e pajisjeve të kontrollit teknik të automjeteve. Eksperienca me tenderat ka treguar se kur bëhet fjalë për mirëmbajtje, kryhen përgjithësisht edhe abuzimet më të mëdha me paratë e shqiptarëve.

Por le ta shohim konkretisht duke studiuar dokumentacionin e tenderit. Shikohet se është kualifikuar vetëm një kompani, përkatësisht VELMAR ALBANIA në pronësi të shtetasit Artur Zeneli. Kjo kompani ka ofruar një ofertë prej 30,998,609 lekë të reja pa TVSH ose rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Duke qenë e vetmja firmë e kualifikuar dhe në mungesë të konkurrencës, e ka patur mjaft të lehtë të shpallet fituese e këtyre 400 milionë lekëve. Ndërkaq nëse bëjmë një llogari të thjeshtë, rezulton se kjo vlerë fituese është thuajse e barabartë me fondin limit të tenderit, përkatësisht sa 93% e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit